Me anë të një postimi në Facebook, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka akuzuar Ramën se u bën presion shqiptarëve duke i kujtuar rrogat dhe makinat e popullit të thjeshtë.
Kryemadhi më tej zbulon kompaninë me dy punëtorë, e cila sipas saj, ka faturuar skemën e inceneratorëve 9 milionë dollarë.
“Kryeministri i inceneratorëve u bën presion shqiptarëve nga banaqet e televizioneve, duke i kujtuar rrogat dhe makinat e popullit të thjeshtë.
![](https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2022/05/k1.png)
Ndërkohë, AM Co & Co me bashkëpronar Arben dhe Marika Përlala, me paga nga 250 €, është vetëm njera nga kompanitë e përdorura nga Klodian Zoto, për të realizuar evazion fiskal duke fryrë kostot e punimeve të koncesonit të inceneratorëve, si dhe për përvetësimin e paligjshëm të TVSH. Vetëm kjo kompani me dy punojës ka faturuar skemën e inceneratorëve 9 milionë dollarë.
A vepron ligji kur evazionin dhe krimin financiar e kryejnë njerëz të strehuar nën ‘ombrellën’ e kryeministrisë?”, mbyllet reagimi i Kryemadhit.