Prokuroria e Posaçme ka dhënë sot pretencën ndaj Thoma Gëllçit, ish-drejtorit të përgjithshëm të RTSH-së.
SPAK ka kërkuar 2.6 vite burg për Gëllçin, që sajë të gjykimit të shkurtuar i zbret në 1.8 vite burg.
Ai akuzohet për një tender me vlerë një milion euro kur ishte drejtor i RTSH-së që lidhet me pajisjet për kanalin e RTSH Agro që ishte firmosur në 2018.
Bashkë me ish-drejtorin u arrestuan edhe tre zyrtarë të tjerë, Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj.