Konferenca e Kryetarëve u përfshi nga debatet në mbledhjen e sotme për vendosjes e datës për raundin e dytë. “Kandidati i takon opozitës, votojeni, nëse doni, rrëzojeni më pas” tha Grida Duma.
“Ne nuk jemi të pandehurit tuaj këtu. Ne kemi të drejtën për të propozuar emrat. Ju nuk jeni ndonjë grup i OSBE-së këtu, që të përcaktoni legjitimitetin e mandateve tona” iu përgjigj Elisa Spiropali.
Më pas “thumboi” Ilir Metën që ka njoftuar një konferencë për mediat pas pak. “Si ai që do të dalë në 12 për telashet e reja që i kanë dalë me drejtësinë dhe të tjerat” tha Spiropali.
Përgjigjes së shumicës për të propozuar emra, Enkelejd Alibeaj iu përgjigj kështu. “Emra, emra, si pazari i Roskovecit?! Mos bëni zhurmë, sepse sa herë bëni zhurmë tregon se jeni në siklet. Flisni si në garnizion, si i pari dhe të tjerë mbrapa” tha ai.