-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentati në Durrës, policia: Arben Mërkuri u qëllua në dyqanin e tij (VIDEO)

Kryesoret

Policia e Durrësit ka dhënë detaje në lidhje me atentatin e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Sukth.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të Sukthit, ku një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri automatik, në drejtim të dyqanit të shtetasit Arben Mërkuri, 48 vjeç.

Për pasojë shtetasi Arben Mërkuri (Ismaili) u plagos në gjendje të rëndë dhe si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në spital. Mërkuri është një person me precedentë të mëparshëm kriminalë në fushën e narkotikëve.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit