-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha-Ramës: Je dy metra dhe hajdut, ku i ke fshehur 200 milionë euro?

Kryesoret

Gjatë takimit me të sotëm me demokratët e Beratit, Sali Berisha ka ironizuar sërish deklaratën e kryeministrit Rama, ku ky i fundit është shprehur se nuk mund të vjedh se është 2 metra i gjatë.

Berisha është shprehur se ai nuk është hajdut xhepash, por ka vjedhur me firmën e tij.

“Do tu faktojmë shqiptarët se ashtu siç shembën diktature do ta shembim dhe këtë diktaturë të vjedhjes.
Jo thotë Edi Rama si mund të vjedh unë jam 2 metra i gjatë. Vjedh me firma mor zotëri nuk vjedh në xhepa. Hajde thuaju qytetarëve si e firmose ti me procedurë negociatë të mbyllur djegësit 400 milionë dollarë. Ajo procedurë është e ndaluar me ligj se është vjedhje. Si firmose ti, shpalle burrin e ministres subjekt të rëndësisë strategjike dhe t’i japësh mijëra sipërfaqe në bregdet, kur Kushtetuta
Pse i bën këto ti 2 metra i gjatë, ti nuk fut duart në xhepa por vjedh me konteiner me valixhe. I vjedh me firmë zotëri, sepse ti firmos. Për një kilometër rrugë 22 mln euro. Në një kohë kur në Evropë kushton 2 mln euro. Ku i çon këto euro ti? Ti që thua jam dy metra i gjatë dhe nuk vjedh. Pse nuk i dhe përgjigje OSBE se ke fshehur 200 mln euro kur erdhe ne pushtet”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit