-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U plagos me shoqen 12 ditë më parë, vdes e reja në Fier

Kryesoret

Pas aksidentit që ndodhi pasditen e 5 majit, në Fier-Seman, ka ndërruar jetë Ergesa Ibrushi, e cila pas përkujdesjes së mjekeve nuk ja dalë të mbijetoj.

Lajmi konfirmohet nga familjarë të vajzës, ndërsa një postim plot dhimbje është bërë edhe në faqen e shkollës së mesme profesionale “Petro Sota”, nxënëse e së cilës Ergesa ka qenë.

“Me hidhërin të madh ne, si staf pedagogjik i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, për largimin e parakohëshm nga jeta të ish nxënëses tonë Ergesa! Vajza model që me  sjelljen e saj dhe përkushtimin që kishte ndaj shkollës ka lenë gjurmë te secili prej nesh. 

Ishte vajza që me mirësinë dhe sinqeritetin e saj ishte gjithmonë pranë shokëve dhe shoqeve! Ashtu do mbetesh në sytë tanë, në shpirtin tonë Ergesa. I paharruar kujtimi saj!Lamtumirë e bukura jonë Erges”, mbyllet postimi e shkollës.

Përplasja e fortë e automjetit tip Seat me targa AB 798 DM, me murin e një karburanti, la të plagosura dy vajzët që udhëtonin në të. Ndërkohë Policia ka arrestuar fill pas ngjarjes, drejtuesen e mjetit, po 22 vjece, me inicialet S.T,  nën akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa vijon të jetë në gjendje jo të mirë shëndetësore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit