Opozita dhe maxhoranca janë ulur sot për të biseduar për presidentin e ri. Bisedimet kanë nisur pak pas orës 10:00 në Kryesinë e Kuvendit në prani të kamerave, ashtu sikurse kërkoi Enkelejd Alibeaj një ditë më parë.
Që takimi i sotëm të jetë para kamerave u dakordësua dje mes Enkelejd Alibeaj dhe grupit negociator socialist Taulant Balla, Damian Gjiknuri dhe Elisa Spiropali.
Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, u shpreh se presidenti duhet të jetë i gjithë Shqiptarëve, duke theksuar se sipas Kushtetutës dhe dokumentit të paraqitur nga ai presidenti duhet të zgjidhet në 3 raunde në jo më pak se 84 vota.
“Nuk ka më mirë se ata që janë të interesuar duhet të dinë se si vlerësohet ky proces, në mënyrë që ti shërbejmë atyre. Është e rëndësishme që ai që do të ulet në postin e presidentit, të këtë legjitimet, që të jetë as i njërit as i tjetrit por i gjithë shqiptarëve. Qëndrimi ynë është bërë publik. Përmbajtja e dokumentit është i bazuar në pak çështje, së pari nga rregullat e Kushtetutës, ku në 3 raundet e para presidenti duhet të zgjidhet me 84 vota”, u shpreh Alibeaj.