Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në Twitter, iu përgjigj kritikëve të Ballkanit të hapur, duke theksuar se kjo nismë nuk do të ndalet.
Rama shkruan në “Twitter” se kushdo që është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet, por se kjo nismë nxit paqen dhe përshpejton Procesin e Berlinit.
“Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nisëm nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot“, shkroi Rama në rrjetin social.