-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vettingu shkarkon gjyqtaren e Tik-Tokut, Enkeleda Kapedani

Kryesoret

Gjyqtarja e Elbasanit, e pezulluar nga KLGJ për 6 muaj pas disa videove të publikuara në Tik-Tok, Enkeleda Kapedani është shkarkuar nga KPK.

Trupa gjykuese ka vendosur shkarkimin e saj, pasi gjyqtarja nuk ka rezultuar e pastër. Gjatë seancës së parë, anëtarët e Komisionit dhe përfaqësuesi i ONM u ndalën gjatë me pyetje lidhur me transaksionet e kryera nga bashkëjetuesi i subjektit në blerjen dhe shitjen e një kamioni. KPK ngriti dyshime për transaksionet për shkak të diferencës së madhe mes çmimit të blerjes me atë atë shitjes së kamionit.

Kujtojmë se prej janarit të këtij viti gjyqtarja është e pezulluar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, pas publikimit të disa videove të saj në rrjetin social Tik-Tok që u konsideruan jo etike, pasi shihej teksa “sfilonte” në zyrë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit