-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LISTA-10 emra nga PD, Çupi zgjedh “mbretin” për President

Kryesoret

Gjatë mbledhjes së sotme në PD, deputet e grupit parlamentar kanë propozuar një sërë emrash si kandidatë për president. Emrat e përzgjedhur përkonin nga ish deputet të PD-s, depttet aktula si dhe është përfolur emri i Princ Lekës

Ferdinand Xhaferraj ka propozuar emrin e Leonard Demit si kandidat për President.

Demi ka qenë deputet i Partisë Demokratike nga viti 2005 deri në 2009.

Ai ishte gjithashtu ambasador i Shqipërisë në NATO gjatë kohës së qeverisjes së Ramës.

Flamur Hoxha, Zef Hila dhe Ramadan Lika kanë propozuar emrin e Arben Çejkut, ish ambasador i Shqipërisë në Maqedoni.

Bledjon Nallbati ka propozuar emrin e ish-ministrit të Brendshëm dhe ish gjeneralin, Dritan Demirajn.

Kreshnik Çollaku ka propozuar emrat e Dashamir Shehit dhe Jorida Tabakut, ndërsa Sajmir Koreshi emrin e Visar Zhitit.

Emri i Dashamir Shehit është propozuar edhe nga Xhelal Mziu, i cili e ka pasuruar listën edhe me Rexhep Ukën dhe Halim Kosovën. Ndërsa Dhurata Çupi ka propozuar emrin e Princ Lekës. 

Kandidatet e propozuar per President

1.Leonard Demi
2.Arben Çejku
3.Dritan Demiraj
4.Dashamir Shehi
4.Jorida Tabaku
6.Rexhep Uka
7.Halim Kosova
8.Leka Zogu
9.Visar Zhiti
10.Lajla Pernaska

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit