-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

10 kandidatë për President, Alibeaj: Do dëgjoj aleatët, nesër takim pa Berishën

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj në përfundim të mbledhjes së grupit ku u propozuan 10 emra nga deputetët për President, tha se tashmë do të dëgjohen aleatët dhe më pas nesër pasdite do të diskutohet konkretisht për personalitetet.

Në mënyrën më serioze jemi mbledhur sot. Gjithçka cfarë është vepruar edhe në kryesi, ka qenë vendimmarrje e grupit. Sot u mblodhëm në vijim të së djeshmes, dokumentit të miratuar ditë më parë, që dje mori dakordësi. Diskutuam me sensin më të lartë të përgjegjësisë. Më e rëndësishme se emrat është kjo; do të zgjidhet presidenti i Republikës. Jemi në proces për të dhënë kontributin tonë.

Ishte unison i të gjithë anëtarëve pjesëmarrës, 26 kolegë, që të gjitha diskutimet tona, t’jua bëjmë me dije kolegëve që nuk ishin, që nesër pasdite të diskutojmë mbi të gjitha çështjet. Ne nuk kemi ngut mes nesh për t’i konsultuar të gjithë të shprehin qëndrimin e tyre për procesin dhe emrat. Do të konsultohemi edhe me aleatët për procesin dhe emrat. Nesër pasdite do të ketë një tjetër mbledhje.

Për respekt të të gjithë kolegëve dhe personave që janë lakuar, përsa kohë që nuk është as finale, mos më pyesni për emrat e lakuar, do të ketë një kohë të dytë, pasi të mblidhet grupi nesër. Kandidatura që do të dalë do të ketë mbështetjen me firma të secilës palë. Nëse ka një shmangie nga ajo që është shkruar, marrëveshja me PS-në tërhiqet” tha ai.

Kandidatët e propozuar per President

1.Leonard Demi
2.Arben Çejku
3.Dritan Demiraj
4.Dashamir Shehi
4.Jorida Tabaku
6.Rexhep Uka
7.Halim Kosova
8.Leka Zogu
9.Visar Zhiti
10.Lajla Pernaska

Pakti me PS-në, rruga e propozimit
1. Grupi i PD-së zgjedh 4 kandidatë
2. Pala tjetër (aleatet) përzgjedhin 2 kandidatë
3. Ngrihet një grup i përbashkët PD – PS me 6 anëtarë dhe zgjedh 1 kandidat
4. Kandidati propozohet me firma te përbashkëta PD-PS

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit