-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Negociatori i Berishës për Presidentin: Alibeaj fluturon…

Kryesoret

Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi janë dy negociatorët e zgjedhur nga Sali Berisha për Presidentin e ri, por që janë injoruar nga shumica socialiste që nuk e njohin ish-kryeministrin duke e cilësuar të “vdekur politikisht” dhe i vetmi me të cilin janë ulur është Enkelejd Alibeaj. Por Bylykbashi ka akuza të forta për Enkelejd Alibeaj për procesin dhe faktin që dolën te emrat konkretë.

“Verba volant, scripta manent” thonë latinët. Shqip, fjalët fluturojnë, e shkruara mbetet.

Ajo që mbetet është që marrëveshja e Alibeajt me Ballën i garanton Ramës legjitimimin e procesit të tij për kapjen e presidentit.

Marrëveshja i mundëson Ramës që në morinë e emrave të hedhur mbi tryezë, të fshehë emrin që ka planifikuar.

Marrëveshja që ka dakordësuar Alibeaj i mundëson Ramës që të sigurojë 84 mandate për kandidatin e tij që ta shesë si kandidat konsensual.

Marrëveshja i jep mundësi Ramës që të caktojë një opozitë hollesh përkundër opozitës së votës e me votat e tyre të caktojë presidentin e më tej, të ndryshojë sistemin zgjedhor, hartën e ndarjes territoriale, për të mbajtur pushtetin.

Alibeaj përpiqet të ndryshojë statutin e Partisë Demokratike duke anashkaluar Kuvendin Kombëtar dhe Këshillin Kombëtar, dy organet më të larta përfaqësuese të PD.

Alibeaj nuk ka asnjë tagër të mbledhë deputetët, të hedhë në tryezë emra kandidatësh për të legjitimuar procesin e Ramës.

Deputetët e Partisë Demokratike përfaqësojnë vullnetin e saj dhe nuk bëhen fasadë e kapjes së pushteteve prej Edi Ramës” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit