Ka shkuar në dy numri i personave të cilët kanë humbur jetën në aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Rrugën e Kombit.
Pas vdekjes së 25-vjeçarit Andi Rusta ka ndërruar jetë edhe nipi i tij 19-vjeçar Xheku Logu.
Mësohet se ai ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë dot plagëve.
Makina me të cilën po udhëtonin dy të rinjtë doli nga rruga dhe përfundoi 100 metra poshtë në humnerë.