Komisioni i Rithemelimit të PD-së, drejtuar nga Sali Berisha kallëzoi sot kreun e Gjykatës Tiranë, Flamur Kapllani dhe kancelarin, Donald Xhelili me argumentin se nuk iu është dhënë vendimi i zbardhur i gjyqtares Blerina Muça për të bërë palë në proces për cështjen e vulës së partisë, Enkelejd Alibeajn.
“Në vijim të qendrimit te bere publik nepermjet deklarates se ditës se diel, dhe ne mungese te reagimit ligjor dhe institucional nga Gjykata e Rrethit Gjyqesor Tirane, Partia Demokratike e Shqiperise ka paraqitur sot kallzim penal ndaj kryetarit dhe kancelarit te gjykates se Tiranes, te cilet ne menyre te qellimshme ende nuk i komunikojne zyrtarisht Partise Demokratike vendimet gjyqesore te cilat cenojne interesa te ligjshem te saj.
Partia Demokratike ben thirrje per organet ligjzbatuese qe te hetojne dhe vene para pergjegjesise ligjore kedo i cili me veprime te paligjshme tenton te ndikoje proceset ligjore ne shqyrtim nga gjykatat, pavaresisht pozicionit qe mban” thuhet në padi.