Tragjedi në Itali. Mediat italiane shkruajnë se është fundosur një anije, ku rezultojnë të zhdukur 5 persona. Sipas raportimeve, anija kishte destinacion Shqipërinë.
Komandanti i anijes, një 63-vjeçar nga Katania u shpëtua nga një tjetër anije që shkoi menjëherë në det të hapur pasi mësoi ngjarjen.
Vijojnë ende kërkimet për gjetjen e personave të tjerë të zhdukur. Në afërsi të vendit ku ndodhi fundosja, ndodhen 5 anije kërkimi dhe një helikopter nga ajri.