Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kongresistin Bill Keating, i cili është anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme në Kongresin amerikan dhe i Komitetit për Shërbimin e Armatosur.
Kështu ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate për media.
“Duke folur për të arriturat një-vjeçare të Qeverisë, kryeministri Kurti ka theksuar reformat në fushën e sundimit të ligjit, angazhimin e pakompromis kundër krimit dhe korrupsionit, që kanë ndikuar në ngritjen për 17 vende të pozitës së Kosovës në indeksin global të Transparency International, rritjen dyshifrore ekonomike, rritjen e të hyrave doganore dhe të investimeve të huaja direkte”, thuhet në njoftim.