-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lista-Kush vrau kë? Zbërthehet killeri: Martinaj më pagoi 100 mijë € për kokën e Dokles

Kryesoret

Tetë grupe kriminale goditi SPAK ditën e sotme, por dy porositët kryesorë të vrasjeve në Elbasan, Tiranë dhe Durrës Ervis Martinaj dhe Suel Çela janë arratisur.

Nga dosja e SPAK-ut rezulton se vrasësi me pagesë Nuredin Dumani dhe krahu i tij i djathtë Henrik Hoxha kanë zbërthyer zinxhirin e vrasjeve në dekadën e fundit.

Dumani ka deklaruar se biznesmeni Ervis Martinaj e kishte paguar 100 mijë euro për vrasjen e Endrit Dokles. Dumani ka deklaruar më tej se lekët i mori por vrasjen nuk e bëri duke kërkuar konflikt me Martinajn.

Më tej ai ka rrëfyer se Florenc Çapja, i shpallur në kërkim dhe që ndodhet në Dubai ka porositur vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdinit.

Talo Çela akuzohet se vrau Fatmira Deden, që ishte nëna e një prej rivalëve të tij, ndërkohë që në kërkim është dhe Festim Çoli, që konsiderohet njeriu që e furnizon me armë.

Me porosi të Erion Alibejt që ndodhet në burg, vrasjen e Emiljano Ramazanit dyshohet se e ka kryer Skerdi Tasi.

Henrik Hoxha ka treguar se ka qenë shofer ditën kur ndodhi ngjarja. Leonard Palushi, ish-shef policie në Elbasan, aktualisht polic në Lezhë është arrestuar pasi dyshohet se i jepte informacion Erion Alibejt.

Nga 32 urdhër arreste të lëshuara, vetëm 18 u ekzekutuan, shumica prej të arrestuarve ndodheshin pas hekurave dhe tani u është komunikuar akuza e re, ndërsa dy kryesorët, Martinaj dhe Çela arritën t’i iknin drejtësisë.

Dosja e SPAK-ut pas dëshmisë së Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhës

  1. Ervis Martinaj porositi vrasjen e Endrit Dokles 100 mijë euro

2. Florenc Çapja porositi vrasjen e Sokol Sanxhaktarit

3. Talo Çela vrau Fatmira Dedën, nënën e Elvis Dedës

4. Suel Çela porosi vrasjen e Lulzim Mashës

5. Erion Alibej porositi vrasjen e Emiljano Ramazanit

6. Ardian Uzuni përgatiti planin për vrasjen e Filip Gjeloshit

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit