Nuredin Dumani
Nuredin Dumani është një nga personazhet më të rrezikshëm në Shqipëri, pasi akuzohej si vrasës serial, pasi ishte i implikuar në të paktën 7 vrasje. Ai ka qenë krahu i djathtë i të shumëkërkuarit tjetër Talo Çela, i cili edhe ky është shpallur në kërkim nga policia, pasi akuzohet për një sërë vrasjesh. Dumani më herët ka qenë i akuzuar për prostitucion, por prej vitit 2022, ndaj tij rezultojnë edhe akuzat e vrasjes.
Duman së bashku me Çelën në vitin 2020 ekzekutuan vëllezërit Besmir dhe Viktor Haxhia tek parku i tregut të makinave në Durrësit, aty ku kishin edhe një biznes të tyre. Ndërkohë që më herët Dumani dhe Çela ekzekutuan Anxhelo Avdias dhe Dorjan Shkozës, ishin tabulatet telefonike ato që zbuluan krimin. Në korrik të vitit 2020-të Dumani do të përfshihej në një tjetër krim, këtë herë në rolin e shoferit.
Nga makina e drejtuar nga Dumani zbret Emiljano Ramazani, i cili me një armë në dorë në vendin e quajtur si rrethrrotullimi i “luleve” në Elbasan, ekzekuton babain e 4 fëmijëve të njohur me emrin “Ili” Më 15 shtator u vra dhe Klevis Kapllani, vetëm 200 metra larg banesës së tij, pak orë pasi kishte dalë të pinte disa birra me shokët. Edhe për këtë ngjarje, u akuzua dhe u shpall në kërkim Nuredin Dumani.
Në këtë vrasje Dumani nuk ishte i vetëm. Ai ishte vetë i tretë dhe rrobat që mbante veshur, e kanë nxjerrë zbuluar nga kamerat e lokalit, në verandën e të cilit, eliminoi edhe të vëllanë e bashkëpunëtorit, me të cilin kishte bërë një rrugë të gjatë krimesh.
Henrik Hoxhaj
Henrik Hoxhaj, cilësohet nga policia si njeriu më i afërt i Nuredin Dumanit. Hoxhaj u arrestua bashkë me Dumanin më 29 mars 2022 në qytetin e Fierit, pas atentatit që ranë pre e u plagosën të dy. Ai është një nga ushtarët më të besuar të Dumanit, me të cilin ka mbajtur kontakte si në Kosovë e Shqipëri. Hoxhaj është lënë në burg bashkë me Dumanin. Ai u kap i armatosur me një armë zjarri pistoletë në brez dhe një pistoletë në automjet dhe kishte rol ta ruante vrasësin serial. SPAK gjithashtu ka zbardhur edhe vrasjen e Elvis Dedës, i cili është vrarë nga Henrik Hoxhaj.
Ardian Uzuni
Ai akuzohej si bashkëpuntor i Dhimitër Zitos, 22 vjeç, i shpallur në kërkim, është ndaluar nga efektivët e Komisariatit të Rinasit, pasi në sistemin TIMS ai figuronte si person në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë. Zito akuzohet se ishte paguar 7 mijë euro nga Alfred Qefalia, për të eliminuar 37-vjeçarin Edmond Çakmashi, ndërsa nga ky atentat u realizua vetëm plagosja e rëndë e objektivit.
Altin Ndoci
Altin Ndoci me origjinë nga Puka dhe banues në kryeqytet është arrestuar nga policia. Aoi dhe 2 viktimat Besmir dhe Viktor Haxhia, kishin lidhje dhe njohje me njëri-tjetrin. Kjo jo vetëm për faktin se dyshohet të kenë pasur marrëdhënie në tregtinë e drogës, por edhe për shkak se Ndoci dhe dy vëllezërit Haxhia, kanë qenë nga e njëjta zonë, ajo e Pukës.
Altin Ndoci, rezulton të ketë lidhje shoqërore me Arben Muçon, pukjanin e arrestuar në 2018 në qytetin e Fierit, për tentativën e grabitjes me armë të familjes së Minella Muçit dhe tentativën e vrasjes së punonjësve të policisë në Fier.
Gjatë shkëmbimit të zjarrit me armë, mbeti i vrarë Xhuljan Sollaku 20 vjeç ndërsa shoku i Altin Ndocit, Arben Muço, u plagos dhe u arrestua më pas nga policia. Personat e tjerë që ishin me ta atë natë Marsi 2018 u larguar me shpejtësi, duke mos u arrestuar sot e kësaj ditë nga policia.
Skerdi Tasi
Skerdi Tasi qëlloi tre herë me armë drejt makinës së administratorit të një shkolle private, Lulzim Mashës. Ai akuzohet për dy vepra penale, “vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. 31-vjeçari qëlloi me 3 plumba në drejtim të automjetit tip “Mercedez Benz ML”, ku Lulëzim Masha po lëvizte, dy prej plumbave kapën në makinën e 63-vjeçarit.
Leonard Palushi
Shefi i krimeve të Lezhës, Leonard Palushi, është arrestuar sot me urdhër të SPAK-ut për shpërdorim detyre. I njëjti është shkarkuar nga detyra në vitin 2017, me firmë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së asaj kohe, Haki Çako, nën dyshimet se ka neglizhuar luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve në zonën e Kurbinit.
Kujtojmë se në vitin 2017, Policia e Shtetit pas kapjes së 200 kg drogë në Mat bëri me dije se ka përjashtuar nga radhët e saj disa punonjës të policisë. Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako, deklaroi se punonjësit e policisë akuzohen për shkelje të detyrës, ndërsa dyshohet se janë përfshirë në rastet e favorizimit të lëndëve narkotike.
Ka qenë vet kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako, në atë kohë që bëri të ditur lajmin, ndërsa theksoi se këto lëvizje kanë prekur Komisariatin e Lezhës dhe Kurbinit.
Fatos Gosa
Njihet si i forti i Peqinit. Nuk dihet konkretisht se përse është arrestuar.
Erion Alibej
Erion Alibej akuzohet për porositjen dhe organizimin e dy vrasjeve ku mbetën të vdekur Emiljano Ramazani dhe Regis Runaj, nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare.
Alibej njihej edhe me emrin Andrea Alibej dhe është vëllai i Endrit Alibejt, i cili u ekzekutua në një atentat mafioz në dhjetor të vitit 2018. Ai dyshohet se ka gisht edhe vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës. Erion (Andrea) Alibej (Dylgjeri), rezulton i përfshirë në trafikun e kokainës në Itali. Ai është arrestuar bashkë me vëllain e tij të ndjerë në vitin 2013 në Itali, në kuadër të një operacioni antidroge, konkretisht në fushën e kokainës.
Endrit dhe Erion Alibej, i përkisnin një organizate transnacionale shqiptare me veprimtari midis Roterdamit dhe Amsterdamit në Holandë dhe Torinos, të cilët kishin ruajtur 15 kg kokainë të fshehur në apartamente të ndryshme, përfshirë edhe dy në Asti, për ta shitur më pas në disa provinca në veri dhe qendër të Italisë prej më shumë se 330.000 €.
Gentian Sharra
Emri i Gentian Sharrës u bë i njohur për drejtësinë dhe mediat në hetimet e grabitjes së Rinasit. Ai mori me qira asokohe servisin ku u modifikua furgoni që u përdor më pas për grabitjen në aeroport. Servis “Genti”, i cili ndodhet në rrugën e vjetër Elbasan-Rrethrrotulimi i Bradasheshit, aty ku dyshohet se u modifikua enkas për grabitjen furgoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” është bllokuar asokohe nga policia si provë metariale. Mësohet se oficerët e policisë kanë sekuestruar prej andej kamerat e sigurisë, ndërkohë që pronari i servilit, Gentian Sharra, ka konfirmuar se servilin ia kishte dhënë me qira shtetasit Eldi Çala.
Agron Qafa
Emri i Qafës u bë publik në 2019. Agron Qafa, 45 vjeç, banues në Tiranë, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit.
Florenc Çerkezi
Florenc Çerkezi, ishte i vetmi që i shpëtoi atentatit të ndodhur në tetor, ndaj Lulzim Bitrit dhe Ardian Collakut, në hyrje ë Elbasanit. Mësohet se ai u ka shpëtuar plumbave duke u larguar me vrap, ndërsa miqtë e tij kanë mbetur të vrarë, ndërsa sapo kishin dalë. Ky i fundit ka dhënë detaje mbi atë çfarë ka ndodhur, sipas tij, të tre personat kanë qenë në ambientet e një lokali aty pranë duke treguar gjithë çfarë ka parë të ndodhë para syve të tij. Nuk dihet konkretisht se për pafarë akuzohet.
Elvis Koci
I njohur ndryshe si “Elvis korçari”, ai dyshohet s ii përfshirë në shkëmbimin e zjarrit që u shënua në Elbasan në 2020. Gjatë përplasjes ai mbeti i plagosur. Koçi, njihet si pjesë e një prej bandave që operon në Elbasan.
Elvis Koci
I njohur ndryshe si “Elvis korçari”, ai dyshohet s ii përfshirë në shkëmbimin e zjarrit që u shënua në Elbasan në 2020. Gjatë përplasjes ai mbeti i plagosur. Koçi, njihet si pjesë e një prej bandave që operon në Elbasan.
Ilirjan Feçi
Feçi akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë. Konkretisht më 14 janar të këtij viti, në Fushe-Krujë, shtetasit Ibrahim Difaj, Shpëtim Kraja dhe shtetasja E. V kanë tentuar të vrasin një efektiv policie gjatë një ndjekjeje si nëpër filma.
Ndërkohë që më datë 17.08.2021, në Fushë Kuqe, autorët e dyshuar, shtetasit Ibrahim Difaj, Ilirian Feçi kundrejt pagesës 20.000 euro, të bërë nga shtetasi Robert Laci, kanë tentuar të vrasin shtetasin Alfred Gjoka nga Kruja.
Besjan Xhixha
Bessjan Xhixha, akuzohej për përfshirjen në vrasjen e vëllezhërve Haxhia në Durrës. Gjykata e Posaçme le të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Besian Xhixhën dhe Enver Divën, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia, prillin e vitit të kaluar në Durrës. Besjan Xhixha, u arrestua nga Policia në 2020 në lidhje me këtë ngjarje. SPAK ra në gjurmët e tyre, pas dëshmisë së të penduarit Klevis Alla.
Ai i tha prokurorëve se ata ishin porositur nga Talo Çela për ekzekutimin e vëllezërve Haxhia. Për disa ditë me radhë, ata kishin vëzhguar lëvizjet e vëllezërve dhe planifikuar krimin. Por, pak ditë para se të kryenin vrasjen, ata janë tërhequr, pasi Enver Diva është infektuar me COVID-19 dhe për këtë shkak ishte karantinuar. Sipas të penduarit, për këtë fakt Xhixha e Diva kishin debatuar ashpër me Nuredin Dumanin. Në këtë situatë, sipas deklarimeve të Kevis Allës, ekzekutimi i vëllezërve është kryer nga të akuzuarit e tjerë dhe se shënjestër ishte vetëm Besmir Haxhia. Ai dyshohet se ka ekzekutuar edhe vëllanë e shumë kërkuarit Talo Çela, Bujar Çelën.
Artan Plaka, Petrit Qoli dhe Agron Qoli nuk dihet për çfarë akuzohen.