19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Njësia ruse e Google-it pritet të paraqesë falimentimin

Kryesoret

Filiali rus i Google-it planifikon të paraqesë falimentimin.

Kjo vjen pasi autoritetet vendase i konfiskuan llogarinë bankare, në një përshkallëzim të tensioneve ku motori amerikan i kërkimit mbylli thuajse të gjitha operacionet në Rusi.

“Konfiskimi e ka bërë të paqëndrueshme funksionimin e zyrës sonë në Rusi, duke përfshirë punësimin dhe pagesën e punonjësve me bazë në Rusi, pagesën e furnitorëve dhe shitësve dhe përmbushjen e detyrimeve të tjera financiare”, ka deklaruar kompania.

Ajo ka bërë me dije se do të vazhdojë të ofrojë shërbime falas, duke përfshirë Search-in, YouTube-in, Gmail-in, Maps-in, Android-in dhe Play-in, për përdoruesit në Rusi.

Ndërkaq, mbyllja e shumicës së operacioneve tregtare nga kompania pasoi pushtimin e Ukrainës nga presidenti Vladimir Putin.

Edhe YouTube-i, i cili është po ashtu në pronësi të Google-it, i bllokoi kanalet e mediave të mbështetura nga shteti rus, pasi fillimisht i pengoi ata të reklamonin.

Por Rusia e ka gjobitur në mënyrë të përsëritur Google-in për atë që e konsideron si “informacion të rremë”.

Madje, në prill, një gjykatë në Moskë e urdhëroi filialin e Alphabet-it të paguante afro 171 mijë e 200 dollarë për dështimin në fshirjen e “përmbajtjes së ndaluar” në Ukrainë nga platforma e saj video.

Regjistri financiar i Rusisë, Fedresurstha, ka njoftuar se Google-i parashikonte “falimentimin dhe pamundësinë e përmbushjes së detyrimeve financiare” nga e diela.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit