Nga Dylber Balla
Sot në mbledhjen e grupit të PD-së u propozuan tre emrat e parë për pasuesin e Ilir Metës.
Deputeti i Korçës, Bledjon Nallbati propozoi si kandidat për President, emrin e ish-ministrit të Brendshëm dhe ish-gjeneralit, Dritan Demirajn.
“5pyetjet.al” e kontaktoi zotin Demiraj, i cili u shpreh se është gati të pranojë dhe beson se ka shanse të mëdha që të zgjidhet.
“Nëse e mendojnë se duhet, jam gati të shërbej. Me shumë kënaqësi do të pranoja” tha ai.
Ai nuk mendon se shanset janë të pakta që të zgjidhet në raundin e dytë, edhe pse nuk vjen si një kandidaturë nga socialistët që kanë shumicën.
“Nuk është e vërtetë, janë shumë të mëdha shanset që të zgjidhem” tha ai, nëse do të jetë kandidatura e PD-së në raundin e dytë.