Nga Dylber Balla
Deputeti i PD-së, Sajmir Koreshi në mbledhjen e sotme të grupit të PD-së, propozoi emrin e Visar Zhitit si President të Republikës.
Por cfarë mendon shkrimtari i njohur?
I pyetur nga “5pyetjet.al”, zoti Zhiti u shpreh se nuk ka rëndësi emri, por që kreu i shtetit të jetë njeri dinjitoz.
“U beftë më e mira per vendin, pastë një President dinjitoz, nuk ka rëndësi se cilin emër…” tha ai për “5pyetjet.al”.
Emrat e propozuar deri tani në mbledhjen e grupit të PD-së, që thirri Enkelejd Alibeaj janë; Princ Leka, Leonard Demi, Arben Çejku, Dritan Demiraj, Dashamir Shehi dhe Jorida Tabaku.