Kryeministri Edi Rama mirëpret ditën e nesërme në Tiranë presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel.
Në axhendë parashikohen që zyrtari i lartë i BE do të pritet nga kreu i qeverisë në orën 10:15 në bulevardin pranë Kryeministrisë do të zhvillohet Ceremonia e Mirëseardhjes.
Në orën 10.30, do të ketë një takim kokë më kokë dhe takim i dy delegacioneve. Ndërsa në orën 11.15 do të zhvillohet konferenca për shtyp me kryeministrin Edi Rama.
Vizita e zyrtarit të lartë vjen ne një kohë kur pritet që Shqipëria të marrë një datë për konferencën e parë ndërqeveritare. Kreu i qeverisë shqiptare ka paralajmëruar se nëse BE nuk merr një vendim për Shqipërinë deri në qershor, atëherë qeveria do të ndryshojë kurs.