Sipas raportimve të adhura nga Prokuroria e Kievit, raportohet për 231 fëmijë të vrarë dhe 427 të plagosur.
Numri më i madh i viktimave të vogla është regjistruar në rajonet Donetsk, Kiev, Kharkiv, Chernihiv, Kherson, Lugansk dhe Mykolaiv.
Dje u mësua për vdekjen e një vajze 17-vjeçare në qytetin Polohy, në rajonin e Zaporizhzhia, si pasojë e bombardimeve ruse të ndërtesave civile në qytet. Dy ditë më parë në autostradën në zonën e Mykolaiv, 8 persona, mes tyre një vajzë 5-vjeçare, humbën jetën si pasojë e një shpërthimi në minë.