Punëtorët e inceneratorit në Fier janë ngritur ditën e sotme në protestë, pasi nuk kanë marrë ende pagat.
Administratori Faraudin Arapi u tha se do u kalonin 4 paga, por sipas punëtorëve ende nuk u ka kaluar asnjë para. Punëtorët e inceneratorit të Fierit nuk kanë lejuar makinën me mbetje të hynë dhe të shkarkohen.
“Protesta do të vazhdojë derisa ata të likuidojnë rrogat. Nuk thotë njeri nuk ka lekë. Na gënjyen prap. Të mërkurën tha ai do t;ju likuidojmë. Dita e fundit ishte dje. Ndërsa dje telefonat janë mbyllur”, thotë një prej tyre.
Prej disa muajsh SPAK ka nisur hetimet për kompanitë që fituan koncesionet e inceneratorëve në vend. Të arrestuar dhe në hetim për impiantin e mbetjeve në Fier janë ish-ministri i mjedisit, Lefter Koka, ish-sekretari i ministrisë, Alqi Bllako dhe ish-kryetari i Komisionit të Shpronësimit, Pëllumb Abeshi. Ish zyrtarët dyshohet se kanë favorizuar biznesmenin Klodian Zoto për ndërtimin e inceneratorit.