Mes 32 emrave që SPAK-u shpalli në kërkim prej mbrëmjes së djeshme është edhe Florenc Çapja, që deri tani është në gjyq me akuzën e vrasjes së babë e bir, Gentjan dhe Nezir Beqirit, ngjarje e ndodhur në vitin 2012.
Por tashmë që foli Nuredin Dumani duhet të japë llogari edhe për akuza të tjera.
Çapja nuk ndodhet në Shqipëri, por në Dubai. Emiratet e Bashkuara Arabe vitin e kaluar refuzuan kërkesën e SPAK për ekstradimin e Florenc Çapes.
Ai ka fituar lirinë që prej datës 12 korrik, dhe vijon të jetë në Dubai. Në Dubai janë fshehur edhe shumë shqiptarë të tjerë të kërkuar nga drejtësia.