Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar me anë të një postimi në Facebook për situatën aktuale në botë dhe problemet me krizën ushqimore.
Braçe thotë se ndërkohë që e gjithë bota po dridhet, në Shqipëri kënaqemi me jonxhën në panair. Sipas të gjithë i janë kthyer fshatit dhe buka, ushqimi nuk behet ne panaire por ne fusha dhe ne kohen e vet.
Postimi i Erjon Braçes
DEGJON KUSH NE KETE VEND?
DO VIJOJME ME PANAIRE KOTI
APO DO PRODHOJME PER BUKE E USHQIM?
Gjithe bota po dridhet nga
KATASTROFA E USHQIMIT!
Ne kenaqemi me JONXHEN NE PANAIR!
Eeej a jeni ne terezi apo jo?
Lexoni e degjoni;
Lufta e nje fashisti po sjell nje dem afatgjate mbi ushqimin, tregjet e dritherave dhe farerave vajore, JETIKE!
Dhe kjo eshte goditja e trete;
Pandemia, Ndryshimet Klimatike, LUFTA!
Gjithe bota i eshte kthyer prodhimit vendas se pari, fshatit e bujqesise;
NE? NE I BEJME FSHATIT PANAIRE!
Nuk di!
Buka, ushqimi nuk behet ne panaire por ne fusha dhe ne kohen e vet!
Urdheroni, eshte koha e MISRIT;
KEMI SHTUAR NDONJE DYNYM APO VITIN TJETER?
DHE VITI TJETER PER MISRIN NIS NE MAJ!
Kaq rende jemi!