Ditët e fundit në media janë lakuar disa emra si kandidatë për President të Republikës, mes tyre gjyqtari Ardian Dvorani dhe ish-kryeprokurorja Ina Rama. Ish-kryeministri Sali Berisha i pyetur sot, tha se Dvorani është për ndjekje penale, po ashtu, shtoi ai edhe Ina Rama për 21 Janarin.
“Që të dy pa përjashtim janë subjekt ndjekje penale për veprimtarinë e tyre në detyrë. Ardian Dvorani ka fshehur 82 mijë euro. Dvorani ka kontratën e apartamentit për 92m2, ndërkohë që është 128 m2.
Dvorani ka deklaruar se ALBtelecom i ka paguar 17 mijë euro të detyrimeve që kishte për apartamentin e tij dhe mbrapa ALBtelecom, ky si relator apo gjyqtar ka dhënë 9 vendime në favor të ALBtelecomit privat për t’i shërbyer 17 mijë eurot.
Ai është simbol më i nxirë i gjyqësorit. Ina Rama mori pjesë aktive në puçin që dështoi në 21 Janar. Ajo ndërmori një akt me qëllimin e vetëm që dështimi i fazës së parë të kishte sukses në fazën e dytë. Ka kryer një veprimtari anti-kushtetuese që nuk parashkruhet kurrë” tha ai.