Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan bëri të ditur se sot ka pasur kontakte me qeverinë holandeze, ndërsa nesër do të komunikojë, për të njëjtin qëllim, me liderët e Anglisë dhe Finlandës për kërkesën e dy vendeve nordike për t’u futur në NATO.
“Sot pata një bisedë të gjerë me kryeministrin e Holandës. Nesër do të kemi bisedime me Anglinë dhe Finlandën . Në mënyrë të ngjashme do të kemi kontakte me Stoltenberg.
Sigurisht që do të vazhdojmë t’i kemi këto bisedime për të mos ndërprerë diplomacinë telefonike mes nesh”, tha presidenti turk, duke sqaruar se ka informuar palët e përfshira për qëndrimin negativ të vendit të tij.
Deri tani Ankaraja ka vendosur veton për futjen e Suedisë dhe Finlandës në NATO.