Kreu i SPAK-ut, Arben Kraja u përballë sot me pyetjet e shumicës dhe opozitës në komisionin e Ligjeve për fondet e tërmetit, ligjin e investimeve strategjike, non gratën e Sali Berishës, sekretet hetimore, por edhe cështje të tjera.
Deputeti demokrat, Dashnor Sula tha se opozita nuk ka asgjë, fond apo menaxhim në dorë dhe se hetimi duhet të përqendrohet te qeveria. “Ne si opozitë kemi duart lart, qypin e mjaltit e ka shumica” tha ai.
I pyetur për fondet e rindërtimit pas denoncimeve se tenderat i fituan firmat pranë qeverisë, Kraja tha se “janë disa prokurori që po hetojnë procedimet penale që lidhen me hetimet e fondeve për tërmetin”.
Po a kanë pasur ndërhyrje prokurorët e SPAK-ut në punën e tyre? “Një ndërhyrje është vepër penale.
Nuk kemi pasur ndonjë rast të tillë. Jetojmë në komunitet, vendi i vogël, i njohim të gjithë, nuk jetojmë në laborator, por nuk kemi pasur indicie që dikush ka tentuar të ndërhyjë te SPAK për hetimet” tha ai.