-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Manja jep urdhrin, grabitësit e Rinasit dhe “Tori i Xhihanes” në 41-bis

Kryesoret

Tre të burgosur janë mbyllur në 41-bis për një vit rresht me urdhër të ministrit të drejtësisë Ulsi Manjës.

Të burgosurit në regjimin e posaçëm janë Viktor Ymeri alias Viktor Bajraktari, Klement Çala dhe Eldi Çala

Ky vendim i Manjës vjen pas një bashkëpunimi të ngushtë me agjencitë e zbatimit të ligjit SPAK, DBP, Policia e Shtetit, SHISH, SHKB. Gjithsesi, Ministri i Drejtësisë nuk bën me dije arsyet që e kanë shtyrë të mbyllë në 41 bis tre të burgosurit.

Zbatimi i regjimit 41-bis në burgjet shqiptare ka nisur që prej gushtit të 2020. Në ato qeli qëndrojnë  të burgosurit me rrezikshmëri të lartë.

Viktor Ymeri

Viktor Ymeri njihet si një nga njerëzit më problematikë në Vlorë dhe që ka dajë Edison Harizajn, i ekzekutuar në Durrës. Viktor Ymeri konsiderohej nga Policia dhe Prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, i njohur ndryshe si Gaxhai, i dënuar me burgim përjetë. 

Klement dhe Eldi Çala

Klement dhe Eldi Çala u arrestuan ne vitin 2020 në Golem pasi policia zbuloi se ata qendronin në një shtëpi me qira aty. Gjatë operacionit, atyre iu sekuestruan 100 000 euro dhe tre pistoleta. Ata dyshohet se kane qene te perfshire ne grabitjen e blindave me para ne rrugen e Rinasit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit