-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në takim me Kurtin, kongresmeni Meeks: Serbia t’i pranojë krimet dhe ta njohë Kosovën

Kryesoret

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresmeni Gregory Meeks, ka deklaruar se Serbia duhet t’i pranojë krimet që ka kryer dhe ta njohë Republikën e Kosovës.

Këtë deklaratë ai e ka bërë gjatë takimit që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, i cili prej dy javësh është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Gjatë takimit u diskutua për pasojat për sigurinë e kontinentit të Evropës pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe për rrezikun që ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor paraqet për paqen dhe stabilitetin në rajon”.

“Kongresisti Meeks tha se Serbia duhet t’i pranojë krimet në Kosovë dhe ta njohë Republikën e Kosovës. Ai tha se marrëdhëniet me Kosovën janë shumë të rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftimin për media të Zyrës së Kryeministrit.

Po ashtu, bëhet e ditur se Kurti e ka falënderuar kongresistin Meeks për qëndrimet dhe mbështetjen ndaj Republikës së Kosovës dhe e ka ftuar që ta vizitojë Kosovën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit