13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Porositësit e vrasjeve ia mbathën, Majko pyet Krajën: Kemi zbuluar spiunë brenda?

Kryesoret

Kreu i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj u shpreh sot se Edi Rama i ka bërë presion drejtësisë për të hetuar rivalët e tij politikë, referuar thirrjes drejtuar SPAK-ut për Sali Berishën.

Ai e pyeti kreun e SPAK-ut nëse e shikojnë këtë deklaratë të kryeministrit si ndërhyrje në punën e tyre? Kraja u shpreh se sytë i kanë te dosjet dhe jo te deklaratat.

“Nuk dua të komentoj, unë jam zbatuesi i ligjit. Ne kemi një parim të mos ndikohemi nga deklarimet publike. Nuk i ndalojmë deklaratat. Të gjithë kanë të drejtën të shprehen. Ne duhet të shikojmë letrat që kemi, dosjet provat” tha ai.

Relatori, deputeti socialist Pandeli Majko e pyeti nëse ka pasur hetimet për rrjedhje informacioni. Kraja tha se “Rrjedhja e sekretit hetimor nuk është në kompetencën tonë, nuk kemi pasur hetim konkret përjashtuar vetëm një rast, që është në gjykim sot” tha ai.

Nga operacioni i bujshëm që u zhvillua dje, dy njerëzit kryesorë, porositësit e vrasjeve, Suel Çela dhe Ervis Martinaj u arratisën duke u shpëtuar prangave. Nuk përjashtohet fakti që mund të ketë pasur rrjedhje informacioni, dekonspirim brenda autoriteteve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit