Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, e ka vlerësuar Shqipërinë maksimalisht për partneritetin me Bashkimin Evropian dhe ka theksuar se negociatat me Tiranën, duhet të hapen një orë e më parë.
Është ky qëndrimi zyrtar nga KiE-ja, i mishëruar në vizitën e Michel në Tiranë, si pjesë e një turi ballkanik, me qëllim forcimin e retorikës së zgjerimit dhe integrimit të rajonit.
Në nisje të fjalës së tij, Michel ka vlerësuar edhe rolin shumë konstruktiv të Shqipërisë në mbështetje të kauzës së Ukrainës.
Michel u shpreh se Shqipëria ka plotësuar kushtet për çeljen e negociatave. Më tej ai shtoi se Bashkimi Evropian po punon për përshpejtimin e këtij procesi.
“Faleminderit për mikëpritjen, shumë gjëra kanë ndryshuar Covid, lufta por jo angazhmi ynë ndaj jush. Sot është një moment i rëndësishëm për ne. Faleminderit për punën tuaj në arenën ndërkombëtare. Shqipëria mbetet ndër partnerët më kryesore, ne duhet ti japim energji të reja procesit të integrimit, për të treguar stimuj të rinj. Ne po punojmë që të japim rezultate, dhe nuk do të presim derisa të plotësohen tërësisht kushtet. Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet, për çeljen e negociatave”, tha Michel.
Pyetur se pse po mbahet peng Shqipëria nga Maqedonia e Veriut?
Michel u përgjigj: “Faleminderit, duhet të ritheksoj që ti japim energji të reja procesit të integrimit në BE. Ne të gjithë së bashku duhet të marrim një vendim të përbashkët. Këtë do e diskutojmë në qershor. Duhet ti kalojmë këto sfida, ne nuk mund të presim për plotësimin e kushteve”.