Shtetet e Bashkuara po planifikojnë të heqin disa sanksione ndaj Bjellorusisë për gjashtë muaj në mënyrë që të transportohet grurë ukrainas përmes territorit të saj, pasi transporti përmes porteve ukrainase të bllokuara nga Rusia është i pamundur.
Agjencia e Lajmeve “Pravda Ukraine” shkruan se zyrtarët amerikanë dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres po shqyrtojnë një rrugë të mundshme për të eksportuar grurin ukrainas nëpërmjet Bjellorusisë në portin lituanez Klaipeda.
Për ta bërë këtë, disa sanksione ndaj Bjellorusisë mund të hiqen për gjashtë muaj, siç janë ato për plehrat potasike të prodhuara në vend.