-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjykata lë në burg 18 të arrestuarit nga “Plumbi i artë”

Kryesoret

Gjykata lë në burg 18 të arrestuarit nga operacioni i SPAK,  “Plumbi i artë”. Ndërkohë, mësohet se seanca është shoqëruar edhe me tensione.

I arrestuari Besian Xhixha ka shpërthyer ndaj Nuredin Dumanit. Megjithëse Dumani, nuk ishte i shoqëruar bashkë me të pandehurit e tjerë, pasi masa e sigurisë iu komunikua që prej orëve të para të mëngjesit të së shtunës në ambientet e spitalit, Besian Xhixha ka kërkuar ballafaqim me të. Ai ka theksuar se Dumani nuk po thotë të vërtetën. Në deklarimin e tij përballë togave të zeza, mësohet se Xhixha ka thënë se Nuredin Dumani pas çdo vrasje u jepte siguri se nuk do t’i ndodhte asgjë, pasi kishte lidhje me ministra, deputetë, prokurorë, madje duke theksuar edhe emra hetuesish, duke shtuar se në një moment të dytë do të flasë edhe me emra.

1.    Nuredin Dumani, 35 vjeç

2.    Henrik Hoxhaj, 40 vjeç

3.    Altin Ndoci, 35 vjeç

4.    Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç

5.    Skerdi Tasi, 31 vjeç

6.    Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç

7.    Ilirian Feci, 47 vjeç

8.    Enver Diva, 43 vjeç

9.    Besjan Xhixha, 31 vjeç

10.    Ardjan Uzuni, 56 vjeç

11.    Leonard Palushi, 41 vjeç

12.    Gentian Sharra, 48 vjeç

13.    Fatos Gosa, 54 vjeç

14.    Florenc Çekrezi, 35 vjeç

15.    Petrit Qoli, 51 vjeç

16.    Agron Qoli, 52 vjeç

17.    Agron Qafa, 48 vjeç

18.    Asllan Plaku, 30 vjeç

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit