-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Halim Kosova: Vlerësoj propozimin e emrit tim për president, por profesioni mbetet parësor

Kryesoret

Halim Kosova, ish-ministri i Shëndetësisë, në një dalje publike ka deklaruar se e vlerëson propozimin e emrit të tij si kandidat për president të Republikës së Shqipërisë, por që profesioni i tij mbetet parësor në raport me politikën.

“Është një propozim dinjitoz dhe i rëndësishëm. Jam njohur në fakt nga mediat. Puna ime, eksperienca ime dhe fakti që kam hapur një fondacion për njerëzit në nevojë me duket më e vlefshme”, tha Kosova.

Ai ka zbuluar se po vijon me planet e tij për të pasur një bashkëpunim me konsultoret e Tiranës për identifikimin e rasteve, në mënyrë që të ofrohet për familjet në nevojë shërbim falas.

Kosova nuk pranoi që t’u bëjë një analizë të veçantë emrave të propozuar nga Partia Demokratike, por theksoi se është me rëndësi që vendi të ketë një figurë të pastër.

“Nuk jam ndalur për të bërë një analizë në veçanti, është një pozicion i rëndësishëm dhe jam dakord që të mos kthehet në një proces qesharak, por të jetë serioz që ky post të jetë serioz”.

Sipas tij, Shqipëria ke nevojë për figura të pastra.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit