“Mallkimi” i autobusëve “Green Line” të linjës së unazës në Tiranë vazhdon.
Sot një tjetër autobus pësoi defet sa kalon kryqëzimin e “Rrugës së Elbasanit”, në afërsi të shkollës së Baletit. Ai u fik në mes të rrugës duke bllokuar qarkullimin për disa minuta.
Kjo nuk është hera e parë që autobusët “Green Line” të unazës janë në qendër të vëmendjes. Pak javë më parë njëri përfundoi në Lanë, një tjetër u përplas me kabinën e stacionit.