Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias pritet që të vizitojë Tiranën ditën e hënë.
Vizita e tij vjen në kuadër të javës kulturore greke, ndërsa Dendias pritet të takojë kryeministrin Rama, kryepeshkopin Anastas dhe ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.
Në takimet me politikën shqiptare, pritet të diskutohet ndër të tjera edhe për pensionet e shqiptarëve në Greqi.
Vizitës së tij në Tiranë, Dendias i parapriu me një takim me ambasadoren shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga.