-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plagoset me thikë një person në Sarandë

Kryesoret

Një person i plagosur me thikë është dërguar në spitalin e qytetit të Sarandës këtë të shtunë. Policia bën të ditur se sherri ka nisur për motive të dobëta mes dy personave.

Policia ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes, shtetasin me inicialet D.G, ndërkohë që i plagosuri është dërguar në spitalin e qytetit, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 21.05.022, në lagjen nr.1, Sarandë gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi  D. G., ka goditur me mjet prerës shtetasin D. R., i cili ka marrë mjekim në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për kapjen e shtetasit D. G.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes”, njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit