Drejtori i policisë së shtetit Gledis Nano deklaroi sot se institucioni që drejton së bashku me SPAK-un dhe asgjencitë e tjera, AMP-në, po hetojnë nëse ka pasur dekonspirim në operacionin “plumbi i artë” ku dy kokat kryesore, porositësit Suel Çela dhe Ervis Martinaj arritën që të arratiseshin.
“Kjo është një pyetje fiks për sportin por ne sikur e thamë bashkë me SPAK, jemi në operacion e sipër, pavarësisht zhvillimeve të fundit që nuk janë bërë mediatike.
Për pjesën e dekonspirimit jemi duke hetuar me qëllim që të jemi një informacion të saktë se cfarë ka ndodhur dhe nëse ka ndodhur gjithkush do të mbajë përgjegjësi nëse ka dekonspiruar, i kujtdo strukture qoftë” tha ai.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) deklaroi se po verifikon çdo dyshim nëse ka patur rrjedhje informacioni.