-sidi education-spot_img
36.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, humb jetën një person

Kryesoret

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku një 20-vjecare ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë një 73-vjeçare dhe kanë mbetur të plagosur edhe 3 pasagjerët e tjerë.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur “Dajç”, shtetasja F.B. 20 vjeçe, banuese në Shkodër, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij duke dalë nga rruga.

Për pasojë, ka ndërruar jetë shtetasi I.K. 73 vjeç, pasagjer në mjet, si dhe janë lënduar dhe ndodhen në Spitalin Rajonal Lezhë për mjekim edhe 3 pasagjerët e tjerë, shtetasit A.B. 53 vjeç, A.B. 43 vjeçe dhe O.B.19 vjeçe.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit