-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Baçi: Sot demokratët do të votojnë me një proces të rregullt e transparent

Kryesoret

Sot (22 maj) në orën 8 të mëngjesit ka nisur votimi për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike, ndërsa në garë për marrjen e drejtimit të partisë janë kandidatët Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.

Në lidhje me procesin e votimit ka folur për mediet deputeti Luan Baçi .Ai tha se dot demokratët do të votojnë qetësisht me një proces të rregullt e transparent.

Ai është shprehur se sot në qarkun e Fierit votohet në shumë QV me qëllim që t’u jepet mundësia të gjithë demokratëve të votojnë për liderin e tyre të ardhshëm.

Sipas tij, ky proces votimi do të jetë i qetë, gjithëpërfshirës dhe transparent, deri në fund të tij, në orën 18, duke i dhënë mundësinë e votimit edhe anëtarit të fundit

“Sot demokratët do të votojnë qetësisht me një proces të rregullt e transparent, jo vetëm në Fier por në të gjithë qarkun ka nisur procesi i votimit. Në Fier janë 6 qendra votimi me qëllim që t’u jepet mundësia të gjithë demokratëve të votojnë për liderin e tyre të ardhshëm”, tha Baçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit