Një fëmijë i moshës 12 vjeçar ishte gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Vushtrri.
Vdekjen e viktimës e ka raportuar vëllai i tij, ku sipas tij kur kishte shkuar në shtëpi e kishte gjetur vëllain e tij të shtrirë në dysheme.
Policia e ka cilësuar rastin si vdekje e dyshimtë. Trupi i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.
“Një mashkull kosovar ka raportuar se në shtëpi ka gjetur vëllain -viktimën mashkull kosovar (i mitur) të shtrirë në dysheme. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Trupi i pajetë i viktimës me vendim të prokurorit është dërguar në IML për Obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton policia.