Hatixhe Qeska, 71-vjeçare është gjendur i mbytur në ujërat e liqenit të Pogradecit.
Mësohet se ajo ishte larguar nga banesa që në muajin shkurt.
Njoftimi i Policisë
Më datë 22.05.2022, rreth orës 11:35, jemi njoftuar se në vendin e quajtur “Pompat e Tushemishtit” në Pogradec, është gjetur e mbytur në liqen shtetasja H. Q., 71 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ishte larguar nga banesa më datë 12.02.2022. Nga këqyrja paraprake e kufomës, nuk janë konstatuar shenja dhune.