Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë ditën e sotme, një i moshuar është gjendur i pajetë në banesën e tij.
Mësohet se nga konstatimet e par të familjarëve të viktimës nuk janë gjendur shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 22.05.2022, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, është gjetur nga familjarët, në banesën e tij, pa shenja jete shtetasi B. Xh., 74 vjeç.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.