Pas 9 vitesh Sali Berisha është rikthyer në krye të PD-së.
Sali Berisha është zgjedhur kryetari i ri i Partisë Demokratike. Ai ka mundur në këtë garë kandidatin Ibsen Elezi.
Berisha ka siguruar mbi 90% të votave në këtë garë. Në total kanë votuar 43.680 demokratë, 40.840 kanë votuar për Berishën. 2532 kanë votuar për Ibsen Elezin.
Fitorja, jo surprizë i ka lënë vendin festës në selinë blu, ku nga nesër Sali Berisha futet si kryetar.
Lulzim Bashën e mundi, tani sfida është me Edi Ramën.