Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka dhënë një deklaratë për mediat ditën e sotme, ka kërkuar që të gjithë institucionet si bankat apo institucionet e të tjera ta bëjnë pushim ditën e mërkurë.
Çuçi ka shtuar se qytetarët nga rrethet të vijnë në Tiranë.
“I bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që nuk kanë biletë e s’janë në Tiranë mos tentojnë të vijnë atë ditë në Tiranë se qyteti do jetë në dispozicion të tifozerive, miqve dhe atyre që kanë një biletë.
I bëj thirrje të gjithë binzeseve që nuk kanë lidhje me finalen, jo baret e restorantet, e gjithë bizneset e shërbimt, por të tjerat si bankat apo zyrat e ndryshme private që si kemi bërë me institucionet publike apo shkollat ta bëjnë e ata ta shpallin ditë pushimi të mërkurën se do jetë e paralizuar sa i takon qarkullimit të mjeteve gjithë Tirana.
Ne kemi marrë masa që cdo tifoz mik ti ketë dyert e hapura e gjithë kanalet e dedikuara në mënyrë që të aksesojnë Tiranën me formën sa më të lehtë e kollajtë.
Mos tentoni të vini në Tiranë të mërkurë, sepse Tirana do jetë e miqve nga Roterdami dhe Roma,” është shprehur ai.