-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dendias në Tiranë, Alket Veliu: Ligji i luftës lidhet ngushtë me pronat e çamëve në Greqi

Kryesoret

Sot në Tiranë ishte ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, i cili i kërkoi homologes shqiptare Olta Xhaçka që të mos e ngrenë më çështjen çame dhe pronat e tyre duke e paralajmëruar se do të sillte pasoja nga Athina për Shqipërinë në procesin e integrimit.

Kryetari i Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, Alket Veliu i ftuar në studion e “ABC LIVE” fajësoi qeverinë shqiptare për mungesën e ecurisë në këtë proces, pasi sipas tij i është nënshtruar gjithmonë axhendës së politikës greke.

Së pari dua të them që të gjitha vizitat e ministrave të Jashtëm grek janë me axhendë të imponuar dhe pala shqiptare ka respektuar axhendën. Ligji i luftës dhe çështja çame duhet të jenë pjesë e kësaj axhende, kjo është artikuluar edhe nga komisioneri Hahn.

Kemi një përpjekje nga grekët lidhur me atë që ata e quajnë që nuk është çështje dhe për ne është çështje. Kjo përpjekje e tyre përbën një problem dhe unë do të kërkoja që shteti grek të përballet me këtë problem. Do të ishte në përgjegjshmërinë e tyre që t’i jepet zgjidhje këtyre probleme që të mos trashëgohen” tha ai.

Ligji i luftës është kyç për të shkuar te pronat e çamëve në Greqi. Alket Veliu e sqaron konkretisht.

Lidhur me ligjin e luftës i 1940, ku Shqipëria ka qenë e pushtuar nga Italia fashiste. Ne kemi qenë vend i pushtuar dhe nuk kishim as qeveri dhe as sovranitet, atë vit Greqia i ka shpallur luftë Italisë dhe automatikisht edhe Shqipërisë. Por sot Italia dhe Greqia nuk e kanë këtë ligj dhe me Shqipërinë ekziston.

Arsyet janë të shumta, njëra është çështja e pronave, që në bazë të dekretit, shtetasit e huaj me të cilët Greqia kishte shpallur luftë, ishte vendosur një ngrirje, sekuestro, ishin privuar. Këtu nuk flasim vetëm për pronat e çamëve, por shqiptarëve në përgjithësi dhe sot nuk ka mundësi që këta qytetarë t’i drejtohen një gjykate. Ligji i luftës është i lidhur ngushtë me çështjet pronësore të shqiptarëve në tërësi, jo vetëm për çamët”.

Veliu ngre pikëpyetje se çfarë ndodhi pas 2018, ku Bushati-Kotzias paralajmërun se ishin shumë afër marrëveshjes për heqjen e ligjit të luftës.

Në të gjitha takimet që janë bërë mes ministrave të Jashtëm vlen të përmenden diskutimet në 2017-18 mes Kotzias dhe Bushati dhe nga dy palët kemi dëgjuar angazhimin e dy qeverive për ta hequr ligjin e luftës. Ky angazhim ka mbetur diku.

Kotzias tha se do të kemi një dekret për heqjen e ligjit të luftës, që “është skizofreni historike” tha ai duke e kuptuar se nuk është gjë normale, por njëkohësisht dua të them edhe qëndrimin e Bushatit në 2018, që thotë se po mendohen për etapat dhe se nuk ka një datë dhe se ka për të qenë e shpejtë.

Ka rënë dakord me Kotzias, sipas Bushatit për etapat si do të shkohet te heqja e ligjit të luftës. Të gjithë kishin pritshmërinë që ligji i luftës do të hiqej, por jo vetëm që nuk po hiqet, por as nuk po flitet më” tha ai.

Përse ka ende ngërç? “Tendenca që ka qenë në 2018 për një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë ka qenë për të futur të gjitha problemet në një paketë dhe zgjidhja të ishte e të gjitha njëherësh dhe i vetmi lëshim që po bënte pala greke ishin heqja e ligjit të luftës dhe diskutimet më të mëdha kanë qenë për kufirin detar”.

Por si mendon Veliu se do të zgjidhet kjo çështje? “Kjo është një çështje që do të marrë zgjidhjen e vet. Ne kërkesat i kemi adresuar në kuadër të një dialogu që duhet të ketë mes dy qeverive. Ne jemi gati të ulemi me përfaqësues të qeverisë greke për të diskutuar në mënyrë të civilizuar që të mos abuzohet me këtë çështje.

Fatkeqësisht qeveritë shqiptare nuk e kanë pasur këtë vullnet dhe i janë nënshtruar axhendës greke. Çështja Çame është ekzistente, ne kemi prindërit tanë që kanë lidhur atje, askush nuk e lë shtëpinë e vet me dëshirë, sikur tha ministri Kotzias.

Kanë ikur të dhunuar dhe vrarë. Ne kemi fakte për këtë. Është absurde të rrimë pas një vendimit të gjykatës së Janinës, i cili po ashtu është anuluar në 1976 dhe ne na rikthehet si argument nga pala greke se ka një vendim gjykate.

Po ja të supozojmë të ikim pak më pak më tej. Supozojmë, edhe pse nuk është e vërtetë. Flitet 1200 vetë që janë dënuar, mes tyre edhe 4 vjeçar, nuk e di se çfarë krimi mund të kryejë një 4 vjeçar, po pjesa tjetër e popullsisë, pse duhet të kenë një dënim kolektiv? Kjo është një marrëzi e kohës” tha ai.

Por si e shpjegon Veliu faktin që qeveria kujtohet për këtë çështje vetëm kur ka vizita nga zyrtarët grekë? “Ne kemi probleme me Greqinë që janë përtej çështjes çame, e cila na takon të gjithëve. Shteti u detyrohet këtyre njerëzve si shtetas shqiptarë që jemi për të adresuar problemet me shtetin grek, por që kjo nuk ndodh.

Me shumicën aktuale sot ka 4 deputetë të dalë nga votat e çamëve dhe mazhoranca u detyrohet për shkak të votës, besimit që i kanë dhënë për të trajtuar çështjen e tyre, çështjen çame. Tek shqiptarët në tërësi është që çështjen çame kanë tentuar ta lokalizojnë vetëm te shqiptarët e Çamërisë” deklaroi ai.

Në fund ai kishte një mesazh për qeverinë shqiptare dhe greke. “Ligji i luftës dhe vendimi i gjykatës së Janinës e bën të pamundur ndjekjen e çështjes së pronave në gjykatë. Greqisë i kërkoj të heqë dorë nga të pavërtetat e gjoja bashkëpunimit të çamëve me nazistët dhe të përballen me të vërtetën që të çlirohen nga këto ankthe dhe problematika të pa zgjidhura. E ka detyrim shteti grek t’i japë zgjidhje kësaj problematike dhe Shqipëria e ka detyrim që shtetasit e vet ti përfaqësojë në mënyrë dinjitoze” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit