Këtë të hënë ishte parashikuar mbajtja e raundit të 2 dytë për negociatat për zgjedhjen e Presidentit.
Por ky raund u dogj, pasi si opozita dhe maxhornaca nuk kanë paraqitur asnjë emër kandidati në Komisionin e Ligjeve.
Më herët kryetari i opozitës, Enkelejd Alibeaj është shprehur se ata nuk do të paraqisnin asnjë emër për kreun e shtetit, pasi vetë Balla nuk mbajti fjalën e premtuar, ku kandidatët do të kishin 20 vota edhe nga opozita dhe nga maxhoranca.
Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të maxhorancës, Taulant Balla është shprehur se në tre raundet e para të drejtën për të vendosur emrat për kandidatë i takonte opozitës dhe se kjo u dogj.