-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Grida Duma njeh Berishën kryetar të PD-së dhe i çon një urim

Kryesoret

Deputetja demokrate Grida Duma e njeh Sali Berishën kryetar të PD-së, pas zgjedhjeve që u bënë dje ku ish-kryeministri fitoi përballë Ibsen Elezit. Ajo tha sot, se edhe pse është kundër rikthimit të tij, vlerëson vullnetin e demokratëve.

“Unë e njoh Berishën si lideri që krijoi dhe është në themel të PD-së, do ta respektoj për të gjithë personalitetin e tij dhe do të di të përgjigjem ndaj momenteve të vështira që ka PD, por mbi të gjitha për të njohur vullnetin e demokratëve dhe dua ta lexoj këtë.

Një mesazh urimi? Të gjithë ata që e duan PD-në fituese janë në një reflektim të thellë, edhe Sali Berisha. Do të doja shumë që Berisha për dinjitetin e tij thotë ai, unë mendoj për dinjitetin e PD-së të zgjidhte edhe cështjen gjyqësore për non gratën.

Sali Berisha është personaliteti që nuk ka nevojë ta respektosh thjeshtë si kryetari, edhe si i tillë është respektuar si unë. PD do një zgjedhje të madhe drejt së ardhmes dhe i drejtohem që duhet të shkojmë drejt një PD-je fituese” tha ajo.

“Këtu kemi qenë përpara se të jepte dorëheqjen Basha. Kam thënë që ringritja do të fillojë edhe me Berishën. Janë pjesë të dyja palët. Patjetër që Berisha është pjesa më e madhe, por mbetet ende një pjesë, e sigurisht që ne këtë duhet ta zgjidhim”, tha Duma.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit